Solidarity Albania

Open Assembly for Palestine Solidarity

Asamble e Hapur për Solidaritetin me Palestinën Thirrje për Koordinim Interseksional E enjte, 09/11/2025 – 18:00 Amfiteatri, Akademia e Arteve, Tiranë ​Ftojmë të gjithë aktivistët, artistët, organizatat politike dhe të shoqërisë civile, grupet formale dhe informale, si dhe të gjithë njerëzit empatikë të marrin pjesë në një Asamble të Hapur për Solidaritetin me Palestinën. Ky është një takim thelbësor që synon të krijojë një hapësirë për dialog, koordinim dhe planifikim të aksioneve të ardhshme të solidaritetit në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. ​Asambleja është e hapur për gazetarë, avokatë, aktorë kulturorë dhe të shoqërisë civile, ambientalistë, grupe queer dhe feministe, komunitete fetare, biznese dhe të gjithë ata që janë të angazhuar për drejtësi, solidaritet dhe çlirim kolektiv. Interseksionaliteti praktikohet përmes veprimit, dhe ky takim ka të bëjë me ndërtimin e kësaj praktike së bashku; të ndërlidhur dhe interseksionalë; duke menduar globalisht, duke vepruar lokalisht. ​Rendi i ditës: - ​Vlerësimi i gjendjes aktuale të lëvizjes së solidaritetit me Palestinën në Shqipëri. - ​Diskutim mbi trajektoren e marrëdhënieve Shqipëri–Izrael. - ​Zhvillimi i metodologjive për koordinim ndërmjet grupeve të ndryshme për të rritur presionin ndaj vendimmarrësve. - ​Përfundimi me një memorandum mirëkuptimi për të forcuar dhe formalizuar përpjekjet e solidaritetit në të gjithë Shqipërinë, me linja të hapura koordinimi. ​Kjo asamble përfaqëson një thirrje kolektive për solidaritet dhe veprim për të refuzuar normalizimin e Sionizmit. Bashkohuni me ne për të formuar një rrugë kolektive përpara, nga Shqipëria në Palestinë, duke qëndruar krah për krah për njerëzimin kundër TË GJITHA formave të urrejtjes, shtypjes dhe kolonializmit. English in comments.

Event Details

Date: Thursday, September 11th

Time: 6:00 PM

Location: Akademia e Arteve Marcialeve "Adi Kwan", Tiranë, Qarku i Tiranës, Albania

Get Directions
meeting
palestine

Event Links

Organizer's Instagram Instagram Post

Share this event

View post on Instagram